VMRO PP: Përshëndesim monumentin në Zajaz, kërkojmë zbardhjen e krimeve serbe në Maqedoni

VMRO-Popullore përmes një komunikate sot ka pëshëndetur ndërtimin e memorialit gjigant në Zajaz, për shqiptarët e vrarë në vitin 1913 nga ana e ushtrisë serbe. Kjo parti porosit Qeverinë e Maqedonisë të angazhohet për zbulimin e varrezave të viktimave të shkaktuara nga ushtria serbe, në vend që të festojë jubileun e saj në Zebërnjak.

“VMRO- Popullorë e përshëndet ndërtimin e kompleksit memorial në Zajaz për shqiptarët e vrarë në vitin 1913, në të cilin vend qendror do të zë monumenti në bronz, i quajtur “Nëna Shqipëri”. Jemi të tmerruar nga dëshmitë e një krimi të këtillë, në të cilin jetën e kanë humbur luftëtarë që kanë mbrojtur familjet e tyre, civilë dhe madje edhe fëmijë të pafajshëm.Pyesim se si një krim i këtillë me përmasa gjenocidi deri tani është fshehur nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo konfirmon se ekzistojnë shumë varreza masive edhe të maqedonasve dhe shqiptarëve që kanë qenë viktima të terrorit serb pas Luftës së dytë botërore“, thuhet mes tjerash në komunikatën e partisë.

Monumeti ‘Zebrnjak’ është vendosur në një vend të lartë në fshatin Mlado Nagoricane, 8.98 km larg nga Kumanova. Ai është ndërtuar në vitin 1937, për të shënuar 25-vjetorin e Betejës së Kumanovës, e cila u zhvilluar më 23 dhe 24 tetor të 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, në mes ushtrisë turke dhe asaj serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button