Përmes iftarit do të prezantohen mundësitë e komunave për investuesit e diasporës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe USAID (Projekti për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme), në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut, Qendrës për  zhvillim planor të Pollogut dhe GIZ – Tetovë, nesër do të shtrojnë iftar në restorant ARRA në Tetovë.

Në këtë manifestim do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve, komunave, kompanive nga vendi dhe jashtë dhe kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. 

Fjalim përshëndetës do të ketë kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Menderes Kuçi, dhe më pas do të prezantohet edhe projekti për investimet nga diaspora. 

Nga përfaqësuesit e komunave do të prezantohen mundësitë që ofrojnë komunat për investitorët nga diaspora. Gjithashtu, gjithë pjesëmarrësit do të kenë rastin të informohen rreth përvojës konkrete të disa bizneseve nga diaspora që kanë investuar në vendin tonë, respektivisht në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button