Shqipëri, bashkohen pakicat kërkojnë më shumë të drejta nga Rama

Përfaqësues të pakicës maqedonase, greke, malazeze, serbe, boshnjake, rome dhe egjiptiane nëpërmjet një Deklarate të përbashkët kërkuan nga qeveria e re shqiptare zgjidhje të problemeve të tyre në lidhje me të drejtat e pakicave dhe avancimin e pozitës së tyre në Shqipëri. 

Me Deklaratën e Voskopojës të pakicave (të nënshkruar në Voskopojë të Shqipërisë), nga qeveria e re Shqiptare konkretisht kërkohet: njohja e pakicave në Shqipëri në tërë territorin si pakica nacionale, të përgatitet ligj për pakicat, të ndryshohet ligji zgjedhor me çka do të garantohet përfaqësimi i pakicave në Parlament me vende të garantuara dhe të sigurohet arsim në gjuhën amtare për pakicat.

Kjo deklaratë, përveç deri te qeveria shqiptare do të dërgohet edhe deri te të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me të drejtat e pakicave, si dhe deri te ambasadat e huaja në Tiranë.
Valon Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button