Roshi, Ronaldo shqiptar
Në Shqipëri, Odise Roshi është një njeri i lumtur. Ai njihet si Ronaldo Shqiptar. Kështu shkruan e përditshmja gjermane ‘Bild’ të enjten.
Pas fitores befasuese të Shqipërisë në udhëtim ndaj Portugalisë, e cila luajti pa Ronaldon, Roshi është rikthyer në FSV Frankfurt i lënduar. Ai ka pësuar një dëmtim në ndeshjen Portugali – Shqipëri (0:1).
Në lidhje me këtë, drejtori sportiv i Frankfurtit thotë: “Ekzaminimet mjekësore janë bërë. Por, mjeku i klubit ende nuk i ka parë rezultatet”. Roshi ka problem me këmbën e tij prej dy muajsh. Për shkak të këtij lëndimi ai është në dyshim për takimin e fundjavës me Kaiserslauternit. Deri më tani ai në 57 ndeshje me Frankfurtin ka shënuar vetëm tri gola, që për trajnerin e tij, Benno Mohlmann nuk paraqet ndonjë problem. “AI ende nuk e di sa sa i mirë është”, thotë Mohlman.
“Ndoshta Ronaldo shqiptar mund të ‘dhez’ ndaj Kaiserslauternit, nëse luan…”, përfundon Bild.