Afërdita Dreshaj largohet nga New York

Një nga këngëtaret më seksi të skenës muzikore shqipe, Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund udhëtimit të saj disa ditor që e kishte në qytetin e New Yorkut. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘Twitter’.

“Bye NYC, see u soon”, ishte shkrimi i këngëtares. Gjatë qëndrimit të saj në New York, ku edhe jeton familja e saj, këngëtarja ka kaluar kohë shumë të bukur së bashku me të dashurin e saj. Së paku kjo gjë është kuptuar nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale. Ata të dy ishin prezent në një lojë të tenisit dhe bënin tifo për teniserin kroat, Marin Cilic i cili doli si fitues./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button