Blerimi te Gallata bëhet Xhemaili (Foto)
Futbollisti shqiptar nga Bogovina e Tetovës, që luan me kombëtaren e Zvicrës sapo është kthyer nga Zvicra për në Stamboll te ekipi i tij i ri Gallatasaray, është prezantuar para mediave me fanellën e tij të re.
Xhemaili ne Gallata do të luajë me numrin 6-të, ndërsa tani në fanellë ka një ndryshim, pasi që nuk shkruhet mbiemri i tij “Dzemaili”, gjithashtu edhe në fanellat e klubeve tjera, ku më herët ishte paraqitur Blerimi dhe në kombëtaren e Zvicrës, në fanellën e tij ishte mbiemri “Dzemaili”, por tani më ai ka ndryshuar këtë dhe te Gallata do të jetë Xhemaili.
Këtë sqarim Blerimi e kishte dhënë edhe një një intervistë për mediat turke, ku kishte përsëritur se mbiemri tij është Xhemaili. / Portalb /