OSBE: Edhe versioni i dytë i ligjit për mediume, është shqetësues

Përmirësimet e versionit të parë nuk janë thelbësore, ndërsa Qeveria duhet të fokusohet vetëm në shërbimet e mediumeve audiovizuale që do të ndjekin, në shumicën e rasteve, dispozitat nga Direktiva për shërbimet e mediumeve audiovizuele, të cilat janë relevante për Maqedoninë, në vend se të bëhet një ligj i madh dhe gjithëpërfshirës që do t’i rregullojë të gjitha mediumet. Këto janë konkluzionet e përgjithshme nga analiza e OSBE-së në lidhje me projekt-ligjin e mediumeve pasi që Qeveria kishte përpunuar draftin e parë.

“Edhe pse janë bërë disa përmirësime, ende kanë mbetur disa arsye për shqetësim. Ndryshimet dhe plotësimet janë bërë në mënyrë që të përfaqësojnë njëfarë hyrje në detaje dhe shpesh ka ndryshime shumë të vogla dhe plotësime, për dallim nga rishikim i plotë i Ligjit – që do të rezultonte me një të ri, një Ligj shumë më të shkurtër dhe i strukturuar ndryshe, do të ishte zgjedhja më e mirë”, thuhet në ekspertizën e dytë të OSBE-së.

Gjatë këtyre komenteve, OSBE përsëri rekomandon pjesë të mirë nga ajo që propozohet si rregullore me ligj, t’i lihet vetë-rregullimit të mediumeve.

“Ligji është shumë i madh dhe merret me çështje të ndryshme, edhe përskaj ndryshimeve të bëra, ende merret me detaje dhe çështje të cilat duheshe t’u lihen vetë mediumeve” thuhet mes tjerash në reagim.

OSBE mendon se largimi i Nenit 52 për botuesit e mediave të shtypura është hap pozitiv, por ka vërjetje në atë se dispozitat që kanë të bëjnë me redaktorët e mediumeve të shtypura dhe regjistrimin e të njëjtave, qëndrojnë në tekstin e ligjit dhe ata mund të përfaqësojnë kufizim të aktiviteteve të biznesit dhe të kufizojnë lirinë e mediave.

Vërejtje ka edhe në tekstin ku shënohet definicioni i gazetarit.

Definicioni i gazetarit ka mbetur në tekst, me pak ndryshime, dhe ai dhe më tej mbetet definim tejet i gjërë madje i rrezikshëm, shkruan mes tjerash OSBE.

Sipas tyre nuk janë marrë parasysh vërejtjet thelbësore për përmbajtjen e Trupit Rregullativ i cili ka potencial të madh të politizohet. Ndërsa i njëjti përjashton kyçjen e sektorit civil në përzgjedhjen e anëtarëve të tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button