LSDM: Nëse Subrata Roy është miliarder, pse i jepni tokë me çmim të lirë?

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) kërkon nga qeveria që t’i përgjigjet për atë, siç thonë ata, skandalet me radhë dhe dyshimet që kanë të bëjnë për bizneset e Subrata Royit.

“LSDM dëshiron që në Maqedoni të futen më shumë investime të huaja, edhe në turizëm, por edhe në bujqësi. E përshëndesim çdo investim e cila me të vërtetë hap vende të reja të punës dhe shansa të reja për ekonominë e Maqedonisë. Por, nuk guxojmë të heshtim dhe t’i mbyllim sytë.

Para juve janë disa fragmente nga vetëm disa tekste zyrtare gazetareske në të cilat përmenden mashtrime, investitor të rrejshëm, borxhe dhe hetime të papërfunduara të krimit në institucionet indiane”, tha sot në një konferencë për shtyp zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai në emër të partisë kërkoi që qeveria të përgjigjet se cilat parcela do t’i jepen Subrata Royit, me çfarë çmimi ai do ta paguajë tokën që qeveria ia ka shitur, pse çmimi i tokës është nën kushtet tregtare nëse qeveria vërteton se ai është miliarder, pse Subrata Roz në deklaratën e tij para organeve indiane vërteton se posedon 915 mijë dollarë dhe pse qeveria nuk priti që të pastrohen akuzat ndaj tij për kriminal në Indi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button