Gjykata dënon Taulant Ballën me 1 milion lekë

Gjykata e Tiranës shpalli të premten fajtor për shpifje deputetin socialist, Taulant Balla, dhe e dënoi me 1 milion lekë gjobë për shpifje ndaj dhëndrit të kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. 

Në fund të vitit 2012, Balla, në disa konferenca shtypi e akuzoi Jamarbër Malltezin për vjedhje dhe abuzime. I pyetur nga gazeta Panorama, Malltezi tha se deputeti socialist nuk mundi të paraqiste asnjë provë ndaj akuzave të bëra. “Unë e padita në gjykatën civile z. Balla për shpifje dhe cenim të figurës sime, duke e ftuar të paraqiste provat nëse kishte, ose të pranonte që ishte gënjeshtar dhe shpifës. Z. Balla nuk paraqiti dot asnjë fakt, por tentoi të bënte lojëra fjalësh dhe iu përvodh gjykatës për më shumë se 6 seanca. Më së fundi, Gjykata e Tiranës shpalli vendimin që e gjeti padinë civile të drejtë dhe e dënoi z. Balla”, tha Malltezi. 

Sipas tij, as Balla dhe as PS nuk u janë përgjigjur as akuzave për pronat e Ramës dhe pallatin 5-katesh apo shtëpinë në Dajt.

Lajme të ngjashme

Back to top button