Pse Shaqiri nuk kaloi në Liverpool?

Xherdan Shaqiri së fundmi ka treguar arsyet se pse dështoi transferimi i tij te skuadra gjigante angleze, Liverpool.

Mesfushori i krahut të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka qenë subjekti kryesor në dështimin e transferimit të tij te Liverpooli para se të fillonte Kupa e Botës.

Për të është folur shumë se do të bënte një transferim në ‘Anfield’ para se të kalonte te kampioni i Gjermanisë nga Baseli në vitin 2012. Shaqiri ka fituar dy tituj të Bundesligës, një Ligë të Kampionëve dhe dy Kupa DFB-Pokal të Gjermanisë, që kur erdhi në ‘Allianz Arena’.

“Liverpooli më bëri ofertë para se të fillonte Kupa e Botës, mirëpo Bayerni nguli këmbë dhe më tha: “Ne nuk do të shesim ty”, tha Shaqiri para fillimit të ‘Euro 2016’. “Kontrata ime përfundon në vitin 2016 dhe mund ta vazhdoj atë. Do të vendos gjatë pushimit dimëror”, përfundoi ai.

Shaqiri do të përballet me Përfaqësuesen e Roy Hodgsonit, Anglinë, të hënën në Basel./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button