Turqit, vizitorët më të shumtë në Maqedoni

Numri i turistëve të huaj në maj të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 20,1 përqind, por numri i turistëve vendorë është zvogëluar për 3 përqind, tregojnë të dhënat nga Enti shtetëror i statistikës.

Numri i përgjithshëm i turistëve në maj të vitit 2013 ka qenë 67.588 dhe në krahasim me majin e vitit të kaluar paraqet rritje prej 11,2 përqind.

Në maj janë regjistruar gjithsej 152.117 buajtje (fjetje) që paraqet rritje prej 6,4 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat flasin se turistët e huaj, më së shumti kanë ardhur nga Turqia – 9.652, pastaj nga Holanda – 3.908, Greqia – 3.915 dhe Serbia – 3.795. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button