FRI-ja organizoi iftar për diplomatët e huaj në vend

Forumi Rinor Islam (FRI) ka organizuar ditën e djeshme një iftar për përfaqësuesit e korit diplomatik, të jetës publike dhe politike, si dhe të sektorit civil. 

Milazim Mustafa, përfaqësues i FRI-së, ka përshëndetur përzemërsisht pjesëmarrësit e kësaj darke të përbashkët, duke përçuar në tri gjuhë mesazhin e Ramazanit. 

Ai ka folur gjithashtu mbi rëndësinë dhe vlerën e madhe që paraqet agjërimi për besimtarët monoteist.

Fjalën përshëndetëse ka marrë edhe kryetari i kësaj organizate, Fevzi Musliu, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit për nderin dhe respektin ndaj FRI-së, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës për iftar të përbashkët. 

Ai ka deklaruar se FRI ndërmerr me vite aktivitete të tilla, me qëllim afrimin dhe njohjen sa më të mirë mes personaliteteve të jetës publike në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button