2 milion euro dëm buxhetit shkaktuan trafikuesit e bagëtisë

Në aksionin e djeshëm të MPB-së në Maqedoninë Perëndimore janë arrestuar 15 persona dhe 16 të tjerë janë në kërkim, për kontrabandë bagëtish nga Maqedonia në Shqipëri. Në këtë kontrabandë sipas MPB janë përfshirë edhe një veterinar nga Kërçova dhe 5 policë doganor të Maqedonisë. Dëmi  i shkaktuar nga kjo kontrabandë kalon shifrën prej 2 milion euro ndërsa janë kontrabanduar mbi 2000 kokë bagëti.

“Kundër të gjithë 32 të dyshuarve, 17 shtetas të Maqedonisë dhe 14 shtetas shqiptar anëtar të grupit kriminal, nga prokuroria publike për krim të organizuar do të ngrihet padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit se i kanë kryer veprat penale,  kontrabandë, falsifikim të shenjave me vlerë, keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e mitos dhe ndihmë. Ndryshe merren masa për gjetjen dhe privimin nga liria edhe të 16 persona të tjerë, 3 shtetas të Maqedonisë dhe 13 shtetas të Shqipërisë ndërsa një nga të dyshuarit veç më është në paraburgim për vepër tjetër penale”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e  brendshme.

Jankullovska informoi se gjatë aksionit të djeshëm policor, MPB ka bashkëpunuar edhe me policinë shqiptare dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoj deri në kapjen e anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal. Në aksionin e djeshëm janë bastisur 18 lokacione në Dibër,Strugë e Kërçovë ndërsa janë gjetur edhe armë, municion, dokumente të ndryshme për bagëtinë si 124 pasaporta, 83 certifikata shëndetësore, 308 numra matrikujsh dhe pajisje tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button