Në konkursin qeveritar interesim më të madh ka për pozitën e drejtorit të MEPSO-s dhe në klinika

Gjithsej 550 qytetarë kanë konkurruar për 99 vende pune si drejtorë, në thirrjen e dytë publike të Qeverisë, deklaroi sot, zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gorgjiev.

“Postet më interesante, sipas të dhënave, janë sektori për drejtor në MEPSO, në të cilën kanë konkurruar 36 qytetarë dhe drejtor organizativ në klinika, ku sipas përqindjes kanë konkurruar prej 25 deri më 35 qytetarë, thotë Gjorgjiev.

Përafërsisht aq kandidatë janë paraqitur edhe në sektorin e drejtorisë së financave dhe sektorin e drejtorisë për kontabilitet dhe trezor në Fondin për sigurim shëndetësor, por edhe për drejtor medicinal në klinikat universitare.

“Interes të madh, sikurse edhe që kemi pritur, është treguar për pozitën e drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore dhe të drejtorit në Inspektoratin shtetëror për ndërtim dhe urbanizëm, për pozitën në Bordin e MEPSO-s, në M-NAV dhe pozicionet e tjera”, tha Gjorgjiev.

Papritmas, interes të madh ka edhe në pozitat në zyrat rajonale, në ato të Ndërmarjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, në disa vende të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe ekonomizimit me ujërat, administratën për çështje të pronësisë, të regjistrimit civil dhe nëpër zyrat e agjencive rajonale për punësim. Për këto pozita kanë konkurruar diku rreth 10-20 për qind.

Në fazën e mëtutjeshme nga realizimi i gjithë kësaj, do të jetë selektimi, intervistat dhe zgjedhja e kandidatëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button