Lypësit e importuar vërshojnë Dibrën

Po të dalësh nëpër rrugët e qytetit të Dibrës do të shohësh persona të cilët me kutitë nëpër duar, lëshojnë dorën për lëmoshë. Këto janë lypësit që bredhin nëpër rrugë.

Për dallim nga vitet e tjera, kur këta lypës ishin bashkëqytetarë tanë, dhe ua dinim emrin e mbiemrin, në kohë të fundit, nuk i njohim dhe nuk i dimë se kush janë ata. Burimet flasin se këta persona vijnë nga qytetet e tjera të vendit, kryesisht nga Prilepi, Velesi, Shkupi, Struga dhe Shtipi. Këtë e dëshmojnë vetë ata.

Ka rreth 20 lypës që figurojnë nëpër Dibër. Lypëset janë kryesisht gra me fëmijët e tyre.

Në bisedën që kishim me një grua, lypëse e cila ishte e përkatësisë rome, tha se dalin nëpër rrugë pasi nuk kanë para të blejnë bukë dhe për këtë i detyron vetë jeta, bile i detyron edhe fëmijët e tyre të bredhin nëpër rrugët e Dibrës.

Në orët e mbrëmjes ata strehohen nëpër shtëpi të vjetra ku nuk jeton askush. Gjatë ditës fitojnë më shumë, dhe në uikend takohen me burrat e tyre të cilët lypin në vende të tjera. 

Organet policore kanë reaguar shpesh për largimin e këtyre personave, por më kot, ata përsëri janë prezentë në qytetin tonë. Prezenca e tyre e përditshme nëpër rrugët e Dibrës vetë qytetit i jep një pamje të vrazhdë, dhe kërkesa e tyre që t’ju japin ndonjë qindarkë, ndonjëherë edhe i hidhëron dhe i bën nervoz bashkëqytetarët tanë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button