Rihanna paguan 7.5 mijë euro për manikyr!

Këngëtarja e njohur kontroverse, Rihanna, ka paguar 7.5 mijë euro që manikyrja e saj të fluturojë 1.500 kilometra vetëm për t’ia rregulluar asaj thonjtë. Thuhet se ylli nga Barbadosi çdo kund udhëton me parukieren e saj, ndërsa është e interesuar që të ketë person adekuat edhe për rregullim të qerpikëve…

Kur Rihanna diçka dëshiron, ajo nuk e pranon fjalën ‘E pamundur’. Edhe pse këto ditë këngëtarja po qëndron me pushime, ajo ka shprehur dëshirën që me thonjtë e saj të merret manikyristja e saj e preferuar Johni Longwort. E këtë dëshirë ia ka plotësuar vetes menjëherë.

Ka blerë biletën e avionit për Johnin, sigurisht të klasit të parë, ka rezervuar qëndrim luksoz, ndërsa të gjitha këto kanë kushtuar 7.5 mijë euro.

“Për Runahhën është shumë me rëndësi dukja. Për te ka po ashtu rëndësi që ajo të ketë besim në ekipin e saj. Ajo e njeh Johnin tash e disa vjet dhe e pëlqen shumë punën e saj dhe për këtë ka vendosur që ta paguaj rrugën e saj nga Anglia, e mos të rrezikoj me ndonjë manikyriste tjetër që nuk e njeh”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren i cili ka nënvizuar që ylli nga Barbados çdo kund udhëton me frizeren e saj, kurse ka theksuar se Rihanna tani është duke kërkuar edhe një specialist për qerpikë i cili po ashtu do të duhej të bëhej pjesë e ekipit të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button