Gjyqi vendos: Zaev duhet t’i paguaj Gruevskit 50 mijë euro

Nikolla Gruevski, ashtu edhe siç pritej, ka fituar gjyqin me Zoran Zaevin i cili duhet ti paguaj 50 mijë euro për shpifje në rastin e shitjes së Makedonska Bankës. Gjykata e Shkupit e shpalli fajtor liderin e LSDM-së i cili kishte akuzuar kryeministrin Gruevski për marrje të ryshfetit prej 1.5 milion euro gjatë marrëveshjes për shitjen e bankës. Gruevski akuzën e kishte ngritur për shkaktim të lëndimit shpirtëror si dhe për shpifje dhe ofendim. Ekipi i Zaevit vendimin e quan të motivuara politikisht ndërsa akuzoi gjykatën se ka pamundësuar paraqitjen e dëshmitarit kyç, Den Donçev i cili edhe i kishte dorëzuar Zaevit audio-incizimin e bisedës së Gruevski ku ai kërkonte ryshfet për shitjen e bankës

Lajme të ngjashme

Back to top button