Shpejtësia me të cilën Qeveria ngarkohet me borxhe është shqetësuese

Shpejtësia me të cilën Qeveria ngarkohet me borxh është shqetësuese. Ekonomistët konsiderojnë se lartësia tani për tani nuk është problem. Për një pjesë të tyre më e rëndësishme është se si do të shpenzohet huamarrja e qeverisë e cila në fund të korrikut arriti 40.8 % nga prodhimi bruto vendor ose 3 miliard e 330 milion euro, transmeton Alsat.

“Çdo borxh mund të arsyetohet nëse qëllimi është për zhvillim ekonomik, respektivisht kapacitetin e ekonomisë sonë, që këtë borxh në të ardhmen të mund ta paguajmë. Nëse nuk është kështu, atëherë duhet të jemi të brengosur për lartësinë e borxhit publik dhe shpejtësinë me të cilin ai rritet”, deklaroi Marjan Petreski, ekonomist.

Petreski tha se do të jetë keq nëse paratë nga euro-obligacioni, përveç kthimit të borxheve të vjetra, të harxhohen për të dala të përgjithshme buxhetore, si rroga, pensione etj. ndërkaq ministri i financave thotë: paratë do të përdoren për infrastrukturë kapitale, autostrada, hekurudha, gazifikim.

“Borxhi i RM-së është vendosur në funksion të rritjes afatgjate ekonomike që të ndihmojë më lehtë të kthehen borxhet. Buxheti për vitin e ardhshëm do t’i reflektoj këto prioritet të Qeverisë, respektivisht borxhet të drejtohen kah realizimi i projekteve të mëdha infrastrukturore”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Stavrevski paralajmëroi se projeksioni për vitin e ardhshëm për lartësinë e borxhit nga pushteti qendror është se do të zvogëlohet, kurse do të rritet borxhi publik, në të cilin hynë borxhet e qeverisë, ndërmarrjeve publike dhe agjencive. Këto do të jenë projekte në infrastrukturë. Megjithatë, ministri i financave sërish nuk tregoi se a është borxhi publik mbi 51% nga BPV-ja.

“Sipas të dhënave tona, sipas të dhënave të fundit në të cilat është përfshirë euro- obligacioni dhe në të cilat janë përfshirë të gjitha detyrimet, në përmbyllje me korrikun për të gjitha ndërmarrjet publike, ky konstatim nuk është i saktë”, u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Petreski paralajmëroi se nëse nuk mund të paguhen borxhet zgjidhet e vetme të mundshme do të jenë shkurtimet drastike të të dalave të Qeverisë apo rritja e tatimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button