LSDM: Vendimi gjyqësor me direktiva të Gruevskit, turp për drejtësinë

Vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 2 me direktivë të Nikolla Gruevskit është dëshmi klasike se në Maqedoni nuk ka institucione dhe se gjithçka është e kontrolluar nga një qendër, që është kryeministri Nikolla Gruevski”, thuhet në komunikatën e LSDM pas vendimit gjyqësor.

LSDM thotë se dëshmi për këtë është vendimi gjyqësorë për të ndarë 50 mijë euro ashtu siç kërkoi Gruevski.

“Farsa gjyqësore që dje u paralajmërua me të cilën i vetmi qëllim ishte amnestimi i Gruevskit. Këtë e dëshmon edhe mos pranimi i video inçizimit si dëshmi. Këtë gjithashtu e vërteton edhe mos pranimi i dëshmitarit kryesor Den Donçev nga i cili është marrë materiali. Vendimi o sotëm gjyqësor është turp për gjyqësinë në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button