Rinovohet shkolla fillore “25 Maj” në lagjen Hasanbeg

Shkolla fillore “25 Maj” në lagjen Hasanbeg, komuna e Gazi Babës, është rikonstruar tërësisht me 25 milionë denarë, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me pjesëmarrjen e komunës, si dhe përfshirjen e prindërve dhe bashkësive lokale.

Është ndërruar çatia, ka fasadë e re, dritaret dhe dyshemeja, me çka është bërë objekt efikas energjetik. Pas vitit 1963, kur është ndërtuar, ky është intervenimi i parë ndërtimor në ndërtesën shkollore.

Mirënjohje për angazhimin për riparimin e objektit udhëheqësia e shkollës sot u dorëzoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, paraardhsit të tij Spiro Ristovski, ish zëvendësministrit Safet Neziri dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, të cilët morën pjesë në inauguriminsolemn të shkollës.

“Ky objekt është një prej 33 të cilët janë rikonstruar tërësisht nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila ndërtoi edhe tre objekte të reja në Shuto Orizarë dhe Bogovinjë. Shpresoj që në shtator, kur do të përfundojë procedua për inventar, do t’i lëshojmë në përdorim dhe nxënësit atje do të mësojnë në hapësira të reja. Do të vazhdojmë të investojmë në rikonstruime të shkollave sipas prioritit dhe sa na lejojnë mundësitë buxhetore. Prioritet ynë janë objektet në fshatin Rashçe, prej të cilit një pjesë është djegur dhe përgatisim rikonstruim të tërësishëm të tij, dhe në fshatin Slivnik, komuna Veles, për të cilën, gjithashtu përgatisim projekt dhe shpresojmë se së shpejti do ta rikonstruojmë”, deklaroi Ademi.

Ai apeloi deri te nxënësit të cilët nuk e ndjekin mësimin për shkak të kushteve të këqija të kthehen në shkolla pasi, siç tha, kushtet nuk mund të krijohen për një ditë apo muaj. Zëvendësministri Spiro Ristovski tha se në periudhën e kaluar është punuar në përmirësimin e kushteve për mësim në të gjitha komunat, siç tha, pa dallim të përkatësisë etnike të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në deklaratën për mediat, ministri Ademi theksoi se librat falas dorëzohen në bazë të kërkesës së shkollave, të cilat në fund të vitit shkollor i paraqesin sa libra u janë dëmtuar dhe sa të reja u nevojiten.

“Atje ku realisht nevojitet, ne i ndërrojmë librat. Shkolla të cilat ende nuk kanë paraqitur, e kanë nevojë, këtë duhet ta bëjnë sa është e mundur më shpejtë, që të mund t’i ndërrojmë”, shtoi Ademi.

Ademi informoi edhe se janë publikuar rezultatet për vendosje në shtëpitë e studentëve.

“Janë pranuar të gjithë që i plotësojnë kushtet. Është publikuar shpallje për vende të lira, ashtu që nga 1 shtatori filloi sistematizimi në shtëpitë e studentëve. Shpresoj që ata që nuk fituar vende, në thirrjen e dytë do të vendosen nëse i përmbushin kushtet”, shtoi Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button