Ahmeti uroi ambasadorin polak për emërimin e Donald Tysk, kryetar të KE-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur ambasadorin e ri të Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanoëski. Bashkëbiseduesit kanë folur rreth zhvillimeve politike në vend, integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë, zgjidhjen e çështjes së emrit, etj.

Kryetari Ahmeti uroi ambasadorin Jacek Multanoëski për emërimin e Kryeministrit Polak, Donald Tysk, për Kryetar të Këshillit të Evropës dhe shprehu bindjen që fryma e re në Bruksel do të intensifikon vëmendjen politike të BE-së ndaj Maqedonisë dhe rajonit. Ambasadori Polak theksoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë dhe inkurajoi tejkalim të çështjeve bilaterale që po pengojnë integrimin e vendit në NATO dhe BE. Kryetari Ahmeti vlerësoi qē Maqedonia ka marrë ftesën për t’u bërë pjesë e NATOsë qysh në vitin 2008, por për ta përmbyllur këtë çështje, nevojitet zgjidhje e shpejt e çështjes së emrit.

Suksesi i këtij procesi do të ndikoj dukshëm në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike, paqës së qëndrueshme, sigurisë dhe stabilitetit si dhe zhvillimit ekonomik. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Polak biseduan edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe për reformat që nevojiten për përputhshmëri me standardet Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button