Strugë, u hoq platforma ngjitur me Qendrën për Kulturë

Në Strugë po vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme. Kështu, siç na informoi Roland Amzai, nga  Zyra e Marrëdhenieve me Publikun,  në Komunën e Strugës, dje është ndërmarrë  aksioni më i fundit për lirimin e hapesirave publike, duke u hequr veranda  ngjitur me Qendrën për Kulturë të Strugës, tek parku i Poezisë.

Subjekti, i cili menaxhonte me këtë hapësirë është paralajmëruar paraprakisht, siç ka informuar Portalb  më herët,  për heqjen e saj, por ai nuk e ka bërë këtë deri në afatin përcaktuar nga Administrata Komunale, i cili skadoi të dielën. 

Në këso kushtesh ka qenë ndërmarrja e angazhuar për këtë qëllim që e ka realizuar vendimin e administratës komunale, ndërsa realizimi i këtij vendimi ka kaluar pa probleme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button