Strugë, kërkime arkeologjike nënujore në liqe

Nga 20 korriku i këtij muaji do të fillojë realizimi i projektit për gjurmime arkeologjike nënujore në Liqenin e Ohrit, në lokalitetit “Vërbnik”, që ndodhet në dalje të Strugës, në drejtim të rrugës që të çon për në fshatin Kalishtë.

Sipas drejtorit të Muzeut “Nikolla Nezllobinski”, Sasho  Cvetkovski realizimi i këtij projekti ka për synim gjurmimin e këtij lokaliteti nënujor, shumë të pasur me eksponate arkeologjike. Ai, thekson se projekti, në fakt është vazhdimësi e projekteve të realizuara disa vite më parë, kur janë gjetur gjetje arkeologjike të rëndësishme.

“Do të gjurmojmë në thellësi deri në katër metra, ndërsa në thellësitë e liqenit për të kërkuar pasurinë arkeologjike të këtij lokaliteti nënujor,  do të zhyten katër profesionistë të specializuar për këtë punë, në mesin e të cilëve dhe një femër”, thotë drejtori i Muzeut të Strugës.

Ai shprehet i sigurt që kërkimet do të rezultojnë të suksesshme, sepse  edhe në kërkimet e mëhershme janë gjetur eksponate të çmueshme , të cilat e dokumentojnë zhvillimin e jetës në kohë shumë të hershme në këto  hapësira.

Lajme të ngjashme

Back to top button