Ambasadori britanik Çarls Geret ofron ndihmë për drejtësinë e Maqedonisë

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari sot në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, e realizoi takimin e parë protokolar me ambasadorin britanik Çarls Geret.

Në takimin e parë protokolar, siç thuhet në njoftim, ambasadori britanik Geret i drejtoi urime ministrit të drejtësisë Adnan Jashari me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë me përgjegjësi. Ai njëkohësisht e shprehu edhe gatishmërinë për dhënien e ndihmës dhe këshillave në problematikën e qeverisjes së të drejtës dhe vërtetoi se vlerësohet vizioni i qartë me të cilin Republika e Maqedonisë shkon para në pjesën e qeverisjes së të drejtës.

Ministri Jashari shprehu falënderime për urimet dhe njëkohësisht i shprehu falënderimin për përkrahjen e përgjithshme të cilën ia japin Republikës së Maqedonisë në fushën e drejtësisë, në veçanti theksoi se një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë do të jetë implementimi I ligjeve që do të nxirren.

Ministri Jashari gjithashtu e potencoi edhe përcaktimin e tij që të vazhdojë me reformat e jurisprudencës, si edhe t’i shpejtojë hapat drejt plotësimit të përcaktimit strategjik për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Në fund të takimit ministri Jashari u falënderua për përkrahjen e përgjithshme dhe relacionet miqësore me ambasadën britanike dhe përmendi se, si anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë që t’i kurojë marrëdhëniet miqësore në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button