Gruevski dhe Zaevi shfaqen para gjyqit
Vijimi i procesit gjyqësor mes dy liderëve maqedonas, Gruevskit dhe Zaevit, ka vazhdur sot ku ata janë shfaqur para gjykatës për të mbrojtur tezat e veta.
Çudia ka qenë se biznesmeni serb, Jovica Stefanoviç, i njohur për publikun tonë si Gazda Nini, ka folur në favor të kryeministrit Gruevski, duke thënë se as nuk e ka njohur atë dhe aq më pak të flasë me të.
Edhe Gruevski ka sjellë një akt-padi ndaj kolegut të tij, Zaevit, në lidhje me “Bankën Maqedonase”.
E gjithë akuza është pjesë e një aksioni, ku Zaevi ka publikuar një video në të cilën paraqitet zëri i Gruevskit, duke shitur Bankën Maqedonase për 1.5 milion euro, gjë që kryeministri maqedonas, në anën tjetër ka mohuar akuzat. /Portalb