Miley Cyrys: Facebook më i rrezikshëm se marihuana

Këngëtarja e njohur kontroverse, Miley Cyrys, e njohur për gjuhën e saj direkte, në një intervistë për emisionin ‘Sunday Night’, ndër të tjera ka folur edhe për rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se Instagram dhe Facebook, për mendimin e saj janë më të rrezikshme se marihuana.

Duke marrë parasysh që këngëtarja e njohur, Miley Cyrys, ka treguar hapur që ajo konsumon marihuanë, ajo në emisionin “Sunday night’ ka theksuar se nuk sheh asgjë të keqe në konsumimin e marihuanës, ndërsa ka thënë që ka sende shumë më të rrezikshme se ‘bari’.

“A e dini se çfarë ju mundon trurin? Loja me vetveten. Instagrami, leximi i komenteve nëpër facebook, këto janë shumë më të rrezikshme për trurin tonë”, ka thënë Miley.

Ajo ndër të tjera ka folur edhe për mbretin e muzikës rok, Elvis Prisley, për të cilin ka thënë se e ka nisur jetën e estradës dhe të qenit seksi në skenë.

“Elvis Prisley ka qenë seks simbol, por askush nuk e ka thirrur me emër jo të hijshëm, sepse ai ka qenë mashkull i vërtet. Ai ndoshta nuk ka veshur rroba si të miat, por është fakt që ai e ka menduar seksipilitetin skenik. Këtë sot askush nuk dëshiron ta pranojë, por kjo është e vërtet”, ka thënë këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button