Shkup, përkujtohet gjenocidi ndaj srebrenicasve (FOTO)
Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të masakrës dhe gjenocidit mbi banorët mysliman të Srebrenicës, sot në Shkup, u organizu një marsh me moton “Srebrenica, ndërgjegjja e botës”
Marshi i i organizuar nga Komuniteti Kulturor Boshnjak në Republikën e Maqedonisë, nisi nga Çarshia vjetër dhe vazhdoi deri në mesin e urës së vjetër të gurit.
Para të pranishmëve, pjesëmarrës të marshit është lexuar një memorandum, nëpërmjet të cilit bëhet thirrje që të mos lihet në harresë kjo ngjarje makabre.
Pjesëmarrësit e marshit përcollën porosinë që mos të harrohet gjenocidi mbi boshnjakët, në mënyrë që ngjarjet e tmerrshme si kjo të mos i ndodhin më askujt dhe asnjëherë.