Shkup, përkujtohet gjenocidi ndaj srebrenicasve (FOTO)

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të  masakrës  dhe gjenocidit  mbi banorët  mysliman të Srebrenicës, sot në Shkup, u organizu  një marsh me moton “Srebrenica, ndërgjegjja e botës”

Marshi i i  organizuar nga Komuniteti Kulturor Boshnjak  në Republikën e Maqedonisë, nisi nga Çarshia vjetër  dhe vazhdoi deri në mesin e urës së vjetër  të gurit. 


Para të pranishmëve, pjesëmarrës të marshit është lexuar një memorandum, nëpërmjet të cilit bëhet thirrje që  të mos lihet në harresë kjo ngjarje makabre.


Pjesëmarrësit e marshit përcollën porosinë që mos të harrohet gjenocidi mbi boshnjakët, në mënyrë që  ngjarjet e tmerrshme si kjo të mos i ndodhin më askujt dhe asnjëherë. 

Më 11 Korrik 1995, ekstremistët serbë të përkrahur nga qeveria e atëhershme e Beogradit dhe duke përfituar nga heshtja dhe neglizhenca e OKB dhe e qeverive perëndimore, pushtuan Srebrenicën dhe masakruan 8372 burra dhe djem muslimanë boshnjakë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button