Mjekët kërkojnë rritjen e pagave

Zbatimi i garantuar i pagës prej 40 mijë denarë për mjek dhe 20 mijë për infermiere, rritja e kompensimit dhe futja e participimit për rreth 30 denarë për më shumë se një kontroll në muaj, janë disa nga kërkesat e Shoqatës së mjekëve privat në Maqedoni. Këto kërkesa ata i publikuan pas takimit me mjekët amë nga tërë vendi. Ata kërkuan edhe bartës të veprimtarisë të jetë institucioni shëndetësor privat, e jo mjeku që të mundet pas ndërprerjes së tij institucioni të mbijetojë. Mjekët amë kërkojnë nga kryeministri që ti merr në konsideratë kërkesat e tyre gjatë hartimit të buxhetit, shkruan Alsat-M.

“Kontrolli i parë i pacientëve të jetë falas në muaj, por për kontrollin e dytë, dhe të tretë të paguhet. Ne kemi pacientë që në mëngjes vijnë për leksilium, në mbrëmje vijnë për ilaç tjetër, të nesërmen i njëjti vjen për udhëzim, ditën e katërt për ta ndryshuar udhëzimin, thjesht nuk respektohet koha e mjekut as e pacientëve të cilëve vërtetë u duhet kohë”, tha Lilia Çolakova Dervishova-kryetare e shoqatës së mjekëve privat në RM. 

Mjekët kërkuan që qeveria ti mbështesë kërkesat e tyre pasi ata mbështesin risitë, që futen në shëndetësi. Kërkesat i mbështeti edhe shoqata e dentistëve privatë. Mjekët i dhanë afat kryeministrit brenda dy javësh t’iu përgjigjen kërkesave. Nëse nuk ndodh kjo, ata thanë se kanë plan B, të cilin nuk e publikojnë. Këto çështje i prekin rreth 3.000 mjekë në Maqedoni. Edhe pse sot nuk përmendi një gjë të tillë, në deklaratat e mëparshëm kryetarja e Shoqatës tha se do të kishin aplikuar tre orë ndërprerje pune në shtator, nëse autoritetet nuk i përgjigjen kërkesave të tyre/Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button