Zhernovski: Gruevski rrezikon statusin kandidat të Maqedonisë me politikat e tij

Lideri i Partisë liberal- demokratike, Andrej Zhernovski pohon se kryeministri Nikolla Gruevski përpiqet të plasojë një të vërtetë virtuale për atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Samitin e Ballkanit Perëndimorë në Berlin. Në deklaratën me shkrim, Zhernovski thotë se përkundër pohimeve të Gruevskit se Brukseli dhe Berlini kanë pasur qëllim të pastër për të na ndihmuar dhe se problemi i vetëm është çështja e emrit, kurse në çdo gjë tjetër jemi më të mirët, njohuritë e liderit të PLD-së janë se në konferencën e organizuar nga Angela Merkel ka ndodhur krejtësisht diçka tjetër. 

“Nga Ju kërkohet qëndrim i prerë për vërtetimin e seriozitetit të qëllimit për anëtarësimin e Maqedonisë në BE për shkak të raportit të vazhdueshëm bivalent ndaj Bashkimit. Për shkak të politikave të vazhdueshme dhe zgjidhjeve ligjore në kundërshtim me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociacion, kanë kërkuar nga Ju pa kushte të dorëzoheni nga vendosja e zonave të lira financiare edhe atë me Kushtetutë dhe t’i bëni të kapshme të gjitha dokumentet nga kontratat e turbullta të cilat nuk kanë qasje publike, posaçërisht në energjetikë, siç është kontrata për përfshirje në projektin Rrjedha Jugore”, thotë Zhernovski.
Sipas tij, nëse Gruevski nuk i plotëson kërkesat e Brukselit dhe Berlinit, në Samitin e qershorit të BE-së në vitin 2015, përveç që do të na rrezikohet statusi i kandidatit, gjithashtu paralajmërohet hapje e procedurës për prishjen e Marrëveshjes për stabilizim dhe asociacion (MSA) me BE-në. 

Lajme të ngjashme

Back to top button