Muntari me Lamborghini, ndalohet nga policia

Edhe një polic në Milano është kurioz për pronarin e makine Lamborghini si kjo. Atëherë e ndalon dhe i kërkon dokumentat. Dhe ai është lojtari i Milanit, Sulley Muntari.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Palestro dalle Fiamme Gialle” dhe sipas policisë gjithçka ishte një kontrroll rutinë për të parë përputhjen e dokumentave të makinës me pronarin e saj.

Duket se gjithçka shkoi në rregull pasi më pas Muntari u pa të udhëtonte i qetë për në qendër të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button