Rrëfehet Sinan Hoxha

Përmes një mbishkrimi në “Instagram”, këngëtari Sinan Hoxha ka treguar se jo të gjitha ditët e tij janë më të mirat. Ai, ka thënë se ka raste kur zgjohet i lodhur e dëshpëruar.

Sinani, thotë se e ka të qartë se jeta e askujt nuk është perfekte, siç nuk është as e tij.

Megjithatë, këngëtari ka shtuar se ndihet i bekuar që ka përreth njerëz që e mbështesin fortë, siç është Rozana Radi, të cilen e quan “mike për kokë”. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button