Komisioni për 24 dhjetorin, mund të shpërbëhet?

Komisioni anketues për ndriçimin e rastit të 24 dhjetorit, siç informon e përditshmja “Vest”, nuk do të punojë për rreth një javë. Ndërsa nëse do të punojë fare, do të  mësohet të martën. Kjo sepse siç i kanë deklaruar gazetës burime  brenda dy partive të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM, puna  e Komisionit ka ngecur.

Tani për tani nuk dihet se kush mund të jetë shkaku i ngecjes së punës së Komisionit, dhe nëse ky shkka duhet kërkuar tek mosmarrëveshjet midis partive, apo të partive me kryetarin e këtij Komisioni, Borçe Davitkovski.

Gzeta informon se  komisioni ka përgatitur  11 rekomandime dhe tri konkluza, me të cilat nuk kanë qenë të kënaqur anëtarët e VMRO-DPMNE-së në këtë këshill, Ilija Dimoski dhe Bllagorodna Duliq, ndërkohë që e entuziaste me to nuk është shprehur edhe Renata Deskovska, kurse Ljubomir Fërçkoski është shprehur i përmbajtur.

Sipas burimeve të Vest,  kryetari i Komisionit është kërcënuar se do të japë dorëheqje, nëse palët nuk “dalin nga istikamet” e tyre, kur bëhet fjalë për miratimin e këtyre rekomandimeve dhe konkluzave.

Lajme të ngjashme

Back to top button