Aksion policor në Dibër: Arrestohen policë dhe civilë

Në Dibër është duke u zhvilluar një aksion policor, me ç’rast arrestohen policë dhe civilë, njofton portali “Kurir”.

Sipas informatave fillestare, janë arrestuar dy komandirë të policisë kufitare dhe disa nëpunës policorë. Në mesin e të arrestuarve ka edhe një grup të madh të civilëve.

Aksioni realizohet për shkak të dyshimit se personat kanë kryer disa vepra penale, në mesin e të cilave edhe kontrabandim të bagëtisë. Janë duke u bastisur disa vende.

Më tepër detaje për aksionin, MPB-ja do të japë nesër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button