Beatrix Ramosaj, frikësohet nga filmat horrorë

Filmat të cilët janë të zhanrit horror natyrisht që janë shumë të frikshëm. Vazhdën e frikës e shton edhe nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike. E kjo gjë i ka ndodhur këngëtares Beatrix Ramosaj e cila ishte duke parë film horror në orët e pa para të mëngjesit dhe gjatë shikimit të filmit asaj i ndërpritet energjia.

Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar për mes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka treguar për ngjarjen që i ka ndodhur. “Ai momenti kur je tu pa film horror edhe ndalet rryma në 3:30” ka shkruar ajo.

Beatrix që është shumë aktive në rrjetet sociale çdoherë e më shumë është duke marrë komente pozitive nga gjithë fansat e saj për këngën dhe klipin që e ka lansuar ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button