Serbia kërkon 10 miliardë euro dëmshpërblim nga Kosova

Serbia po pretendon se bombardimet e NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe pavarësia e vendit tonë, i kanë shkaktuar asaj dëme ekonomike në vlerë prej 10 miliardë eurove. Këto para Serbia po përgatitet që t’i kërkojë në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë që po mbahen në Bruksel. Në anën tjetër, Kosova pretendon se Serbia vendit tonë i ka shkaktuar dëme në vlerë prej 20 miliardë eurove.

Ndryshe, në kuadër të politikes për pengimin e funksionalizimit të shtetit të Kosovës, Serbia së fundi po përgatitet për të kërkuar kompensimin e dëmit ekonomik që është shkaktuar ndaj saj nga bombardimi i NATO-së dhe pavarësimi i Kosovës. Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë, i gjithë dëmi si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh.

Në këtë shumë janë llogaritur po ashtu edhe investimet e kompanive serbe në Kosovë para luftës, investimi nga mjetet e ish-fondeve të Serbisë dhe Jugosllavisë për zhvillim ekonomik të viseve ekonomikisht të pazhvilluara dhe pasuria e refugjatëve serbë që u larguan pas luftës nga Kosova. Dokumentacioni i gjerë që për këtë çështje është mbledhur dhe sistemuar në Odën Ekonomike të Serbisë dhe ajo, siç pohojnë mediet serbe, posedon të dhëna dhe dëshmi të detajuara për secilën kategori, nga mjetet që në Kosovë dikur derdheshin përmes ish-fondeve federative dhe të Serbisë për zhvillim, e deri te investimet individuale biznesore./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Dr.Arsim Gergjaliu -mjekoligor eshte mik i Hashim Thaqit(mbesa e gergjaliut eshte bashkshortja e Thaqit ,bashkshortja e dr.gergjaliut ishte mbese e nekibe kelmendit) i lidhur me dy lobet partiake si me LDK-en,ashtu edhe me PDK-en, ndr\ersa te veten e ka edhe plaken Nysrete Kumnova dhe disa “aktivist”per persona te pa gjetur (ku shumicen i kane llogaritur serb dhe sherbetor shqipfoles te serbeve) i kane lene anash pershkrimet e detajizuara te viktimave shqiptare nga terrori serb e numerikisht jane mbi 13500 te vrare ,maskaruar e dhunuar ne forma te ndryshme nga serbet recidivist gjakatar ! Per mos me e zgjatur shume ju beje nje pyetje juve shqipfoles se cka do te bente serbia po ti kishte patur mbi 15.000 te vrare,20.000 fmra te dhunuare dhe mbi 35.0000 sakat nga lendimet e marrura ne lufte ? A do te organizonte se paku ndonje takim,simpozium,kongres kombetar aponderkombetar per mjeksis ligjore ? Gjera te tilla nuk behen me matrapaz ekonomik si dr. gergjaliu i cili nuk ngopet me para dhe popullaritet e i cili 13 thika i zyrtarizon si vetvrasje sikur te Dino Asanaj apo me servilet karieris si Syl Hoxha,Ismet Kabashi etj.karierist te ‘drejtesise” mjerane kosovare apo ofendesi me monster i kolegeve te vet ish rektori i UP tani kryetar i Gj.K.te Kosovos baba Enver Hasani ?!

Back to top button