Instagram prezanton aplikacionin Hyperlapse

Pas gati katër vjetësh që nga krijimi i aplikacionit Instagram, më në fund është krijuar një produkt përfundimtar. Instagram ka shtuar së fundmi në repertorin e saj edhe një incizues videosh me interval kohor, të quajtur Hyperlapse.

Hyperlapse është një aplikacion i mëvetësishëm që lejon përdoruesit të krijojnë video profesionale në pajisjet e tyre mobile. Për momentin ky aplikacion do të jetë i disponueshëm vetëm në pajisjet me iOS.

Përdoruesit mund të nisin incizimin e videos nëpërmjet një prekje të ekranit të pajisjes. Ata gjithashtu mund të zgjedhin shkallën e shpejtësisë së videos nga 1X deri në 12X para se të ruajnë videon.

Aplikacioni ofron gjithashtu stabilizuesin e imazheve për të regjistruar video ndërsa jeni duke lëvizur. Me pak fjalë, ju nuk do të keni nevojë të mundoheni shumë për të bërë video të cilësisë së lartë.

Hyperlapse është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe jep rezultate shumë të mira me pak përpjekje. Aplikacioni mund të shkarkohet falas nga App Store.

Lajme të ngjashme

Back to top button