Tuna i kërkon ‘fer’ Majlinda Kelmendit

Fitorja e Majlinda Kelmendit në xhudo në Kampionatin Botërorë e ka bërë krenar gjithë Kosovën. Ajo ka pranuar shumë urime, por ndër to ka marrë edhe një ofertë interesante. Këngëtarja Tuna përmes ‘Twitter’ i ka kërkuar ‘fer’ Kelmendit. E a do ta pranojë Majlinda kërkesën e Tunës, kjo mbetet të shihet

Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që po mbahet, në Chelyabinsk të Rusisë.

Ky triumf i saj i ka bërë krenar gjithë shqiptarët, ndër ta edhe shumë fytyra tona publike. Ndër urimet që ajo ka marrë nga personalitet njohura, më i interesanti ishte i këngëtares Tuna. Ajo përveç që e uroi Majlindën, njëkohësisht i kërkoi edhe ‘fer’.

“Krenare me Majlindën. Urime për suksesin e madh. A m’del fer?” kishte shkruar Tuna në rrjetin social ‘Twitter’. Kelmendi ka marrë urime edhe nga personalitet politike. Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar Majlindën për fitoren e saj. “Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar” kishte shkruar Thaçi.

Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka shprehur urimet për fitoren e Kelmendit.

“S’ka fjalë që e përshkruan rrugëtimin e Majlinda Kelmendit në sport. Është modeli brilant i një sportisti që nuk e mposht asgjë. Majlinda është historia e jonë e re. Ajo do të jetë prijëse e Kosovës në rrugëtimin tonë për medaljen olimpike. Urime Majlindës, Dritonit dhe gjithë ekipit të Kosovës në xhudo”, ka thënë Memli. Të entuziazmuar këtë lajmë e kanë pritur edhe Vlora Çitaku, Kadri Veseli dhe këngëtari Alban Sejdiu./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button