Ivanov do të marrë pjesë në inaugurimin e Erdoganit

Presidenti i  Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të qëndrojë në Ankara të Turqisë, ku do të marrë pjesë në inagurimin e presidentit të ri të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Ivanov, qëndrimin e tij në Republikën e Turqisë do ta shfrytëzojë edhe për vizitë të disa kompanive turke, ndërsa do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit në zonën industriale në Ostim, afër Ankarasë, kumtoi Kabineti i shefit të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button