Di Maria: Nuk doja, më larguan nga Reali i Madridit

Di Maria Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, ka lënë një letër lamtumirëse për ish-klubin e tij, Real Madrid. Argjentinasi shkroi në letrën e tij se nuk kishte dëshirë të largohej nga klubi, mirëpo një gjë e tillë iu imponua.

“Fatkeqësisht, sot duhet të shkoj, por dua ta bëj të qartë se kjo asnjëherë nuk ka qenë dëshira ime. Pasi e fituam titullin e 10-të, unë shkova në Botëror me shpresën se do të merrja një duartrokitje nga krerët e klubit, por nuk ndodhi ashtu, – u shpreh Di Maria. – Shumë gjëra dhe shumë gënjeshtra u folën për mua. Ata gjithmonë dëshiruan të ma atribonin mua largimin nga klubi, por nuk ishte ashtu.”

Lajme të ngjashme

Back to top button