Dita e shtatë e operacionit në Dukagjin, asgjësohen 23052 rrënjë kanabis

Në ditën e shtatë të operacionit policor për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike në Komunat e zonës së Dukagjinit, Policia e Shtetit informoi se puna është përqendruar në fshatrat e komunës Temal, por edhe në fshatin Prekal.

Nga operacioni i ditës së djeshme, i kryer në fshatrat e Komunës Pult, janë asgjësuar 23052 bimë të dyshuar cannabis sativa, si dhe 3 armë luftarake e 4 kg boçe marjuane. Bëhet me dije se në ditëne shtatë të operacionit janë angazhuar 145 forca policore operuese, 20 automjete si dhe 3 skafe, ndërsa operacioni do të zhvillohet në zona të largëta nga qendrat e banuara dhe në terren të vështirë malor.

Mësohet se në mbështetje të forcave policore operuese për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike do të jenë edhe dy grupe të Repartit Special RENEA, të cilët do të sigorojnë zonë e operimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button