Mourinho jep pushim, Cech stërvitet gjithë ditën

Porteri i skuadrës së Chelseas, Petr Cech nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket vendit startues tek Londinezët.

Petr Cech ishte në stol për fitoren 3-1 kundër skuadrës së Burnley të hënën në mbrëmje, teksa Thibaut Courtois ishte startues pikërisht ashtu siç ishte duke u pritur.

Mirëpo, 32-vjeçari nuk e ka ndërmend të hjekë dorë nga vendi startues. Ditën e djeshme Jose Mourinho ia kishte dhënë pushim të gjithë lojtarëve të skuadrës, teksa Petr Cech është vërejtur duke bërë stërvitje i vetëm në fushën e Cobham.

Me këtë gjest Cech e vërteton se ai është duke luftuar shumë për të qenë startues përsëri tek Chelsea. Për shërbimet e tij janë të interesuara ekipet më të mira në botë si, Real Madrid, PSG dhe Monaco.

Lajme të ngjashme

Back to top button