Mourinho i frustruar me vendimin e gjyqtarit

Trajneri i skaudrës së Chelseas, Jose Mourinho e ka mbrojtur Diego Costan sa i përket kartonit të verdhë, në fitoren e parë të sezonit.

Reprezentuesi i kombëtares së Spanjës, gjatë pjesës së parë u rrëzua nga mbrojtësi Tom Heaton dhe kërkoi penallti, teksa gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë me shpjegimin se ishte simulim.

“Costa sezonin e kaluar ishte fantastik në ligën e Spanjës dhe ai morri vetëm pesë ose gjashtë kartona të verdhë. Ne ia shpjeguam se çka dëshirojmë në Premier Ligë, dhe çfarë nuk dëshirojmë dhe çfarë dëshirojmë, ai sonte e vërtetoi”.

“Ishte një penallti e pastër dhe shpresoj se nuk do të marrë ndonjë vendim të padrejtë. Fatkeqësisht gjyqtari anësor nuk e mbështeti atë”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button