Defekt në jaht, Policia Kufitare e Durrësit shpëton 4 persona

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka arritur të shpëtojë sot 4 persona që po lundronin me jaht në Porto Romano. Bëhet me dije se jahti me të cilin udhëtonin këta persona pësoi një defekt, çka detyroi ata të lëshojnë alarmin S.O.S në det të hapur.

Por, policia kufitare bën me dije se shpëtimi i tyre qe mjaft i vështirë, për shkak edhe të dallgëve të mëdha.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se policët kanë rrezikuar shumë për të realizuar me sukses këtë operacion shpëtimi. /Albeu/shqiperi/defekt-ne-jaht-policia-kufitare-e-durresit-shpeton-4-persona/166028/

Lajme të ngjashme

Back to top button