Serbia rrezikon të bankrotojë në fund të këtij viti

Borxhet e vjetra dhe shpenzimet enorme në sketorin publik, kërkojnë rreforma të thella, që mund të rezultojnë në humbjen e 100 mijë vendeve të punës.

Qeveria e Serbisë nuk po arrinë të kaloj krizën finaciare dhe lehtë mund të bankrotoj deri në dhjetor të këtij viti. E zhytur me mbi 20 miliardë euro borxh, detyrohet që çdo vit nga buxheti shtetëror të paguaj këstin në vlerë prej 2 miliardë eurove.

Çka mund ta shpëtoj Serbinë nga bankroti?

Ulja e pagave dhe pensioneve prej 10 pë rqind, me vendim të Qeverisë së Serbisë, nuk mjafton për ta tejkaluar bankrotin. Serbia është e detyruar që urgjentishtë të shkurtojë numrin e të punsuarve në sektorin publik, gjë që po duket e pa pranueshme për Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vucic, i cili këto masa po i sheh si shumë të dëmshme për popullaritetin e vet prej politikani.
Misha Bërkic, analist i ekonomisë, mendon se Serbia nuk do të mund të mund t’i shpëtoj bankrotit në dhjetor të këtij viti.

“Edhe pse Qeveria e Serbisë mund të deklarojë ndryshe, besoj bankroti finaciar i shtetit është i paevitueshëm. Qeveria duhet të përballet me reforma të thella. të ribalancoj buxhetin dhe të gjej mënyra ti sigurojë rreth 2 miliardë euro, me të cilat do të mund ta paguajë këstin dhe kredinë vjetore të borxhit shtetëror. Këtë e shoh si shumë të vështirë për tu arritur dhe mendoj se bankroti i Serbisë nuk mund të evitohet”.

Serbia i ka rreth 500 ndërmarrje publike që gjenerojnë humbje dhe e ngarkojnë buxhetin e Serbisë për afër 1 miliardë euro. Sipas Bërkiç, vetëm 40 prej tyre kanë mundësi të privatizohen. Ndërsa, rreth 460 ndërrmarrje të tjera, kryesisht jo funksionale, mbeten të mbyllen, për mos ta ngarkuar më buxhetin shtetëror, që ndikon në humbjen e rreth 100 mijë vendeve të punës, si tepricë teknologjike.(rtk)

Lajme të ngjashme

Back to top button