Në tre raste të ndara zbulohen 20 migrantë ilegal

Në tre raste të ndara policia javën e kaluar ka zbuluar gjithsej 20 migrantë ilegal. Pjesa më e madhe e tyre (15) kanë qenë shtetas të Sirisë, dy nga Nigeria dhe Irani dhe një nga Palestina. Ata ilegalisht kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të vazhdojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Janë parashtruar kallëzime penale kundër tre personave të cilët i kanë kontrabanduar migrantët.

Në rastin e parë të dyshuar për kontrabandë të migranteve janë J.V. (22) dhe E.I. (16) nga Shkupi, të cilëve u është shqiptuar burgim tetëditor, gjegjësisht 30-ditor. Siç njofton MPB-ja, më 13 gusht të vitit 204 në orën 3 pas mesnate në vendin e quajtur “Ostrovot” në autostradën në afërsi të Negotinës në drejtim nga Shkupi, ekipe patrulluese të policisë për vendkalimin kuiftar “Bogorodica” kanë vërejtur tre automjete udhëtarësh të cilat janë ndalur. Gjatë përpjekjes që të shkarkojnë migrantë, është ndalur vetëm një automjet, “citroen sakso” me targa të Shkupit, i drejtuar nga i denoncuari E.I. Në automjet janë gjetur katër persona migrantë ilegal të moshës nga 25 deri në 37 vjeç nga Siria dh Palestina.

I denoncuari i ka hipur migrantët në afërsi të kufirit me Greqinë, me qëllim që t’I transportojë deri në Shkup dhe për turën t’u paguajnë 500 euro për person nga Serbia. Në rastin e dytë për kontrabandim të migrantëve, i dyshuar është R.I. (20) nga Shkupi, kundër të cilin është dorëzuar kallëzim penal. Patrulla policore e VK “Bogorodica” e ka zbuluar të denoncuarin më 8 gusht të vitit 2014 në orën 2:30 ë vendin Avllq me automjet udhëtarësh “ford tranzit” me targa tetovare në të cilin ka transportuar pesë persona nga Siria të moshës nga 24 deri në 31 vjeç.

Rasti i tretë është nga 15 gushti i vitit 2014. Në orën 5:15 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të fshatit Smokvica, ekipe patrulluese policore të VK “Bogorodica” kanë vërejtur dy automjete në lëvizje. Në shenjën e dhënë për t’u ndalur shoferi i automjetit të udhëtarëve e ka rritur shpejtësinë dhe ka ikur, ndërsa automjeti transportues “fap” me targa të Strumicës është ndalur.

Shofer i panjohur dhe një grup të madh të njerëzve kanë filluar të ikin nga automjeti, në të cilin janë zbuluar 11 persona të hyrë ilegalisht në Maqedoni, të moshës nga 18 deri në 37 vjeç nga Siria, Nigeria dhe Irani. Në afërsi të fshatit Miletkovo është gjetur edhe një tjetër automjet “volvo” me targa të Shkupit, në të cilin nuk janë gjetur njerëz. Policia po ndërmerr masa për gjetjen e personave të cilët i kanë drejtuar automjetet.

Lajme të ngjashme

Back to top button