Në Ortopedi zbatohet metodë e re kirurgjikale për deformitetet kurrizore

Metodë e re – trajtim kirurgjikal i deformiteteve kurrizore para dy ditësh për herë të parë është zbatuar në Klinikën për sëmundje ortopedike. Është bërë intervenim ndaj një pacienteje 15-vjeçare tek e cila në mënyrë interoperaiconale është kryer korrigjim i plotë i deformitetit skolioza dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me rastin e zbatimit të metodës së re, ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov sot e vizitoi Klinikën ku deklaroi se intervenimin e ka realizuar një mjek nga Klinika për ortopedi i cili ka qenë në edukim në Turqi, në prezencën e një kirurgu të njohur spinal ortopedik nga Turqia i cili punon në Qendrën me renome për kirurgji spinale në Stamboll. Theksoi se do të bëhen edhe intervenime tjera të këtilla të përbashkëta deri në pavarësimin e kompletuar të ekipit të Maqedonisë i cili mund të realizojë intervenime të këtij lloji në Maqedoni.

Theksoi se kjo metodë është posaçërisht e rëndësishme për popullatën e re, për shkak se mundëson korrigjim të deformiteteve në fazën më të hershme të mundshme (të moshës nga 14- 15 vjeç). Shpjegoi se për këtë lloj të intervenimeve jashtë shtetit në vit deri te FSSHM-ja ka 20 kërkesa, ndërsa gjashtë, shtatë deri në 10 kërkesa aprovohen, që do të thotë se, siç shtoi, implikimet fiskale për këtë bazë janë nga 350.000 deri 500.000 euro në vit, të cilat me sjelljen e metodës do të qëndrojnë në Maqedoni dhe do të mund të alocohen në dedikime të tjera. Krahas kësaj metode në Klinikën për sëmundje ortopedike planifikohen edhe metoda të reja gjithashtu me ndihmën e mjekëve nga Qendra për kirurgji spinale në Stamboll.

Drejtori i Klinikës për TOARU (traumatologji, ortopedi, anesteziologji dhe reanimacion dhe qendrës urgjente), Rexhep Selmani tha se kanë projeksione dhe përgatitje për metoda të reja siç është shpatull jostabile, diagostifikim, mjekim…,si dhe për deformitete të rënda të ashtit nga artriti reumatoid.

Lajme të ngjashme

Back to top button