Indeksi i paqes në botë: Maqedonia radhitet e fundit në rajon
Instituti për ekonomi dhe Paqe ka bërë rangimin e 162 shteteve në botë nga vendet më të qeta deri te vendet më konfliktuoze sipas 22 parametrave. Maqedonia është e fundit në rajon në vendin e 87.
Nga 162 shtete, vetëm 22 shtete në botë nuk asnjë konflikt.
Indeksi i paqes në botë matet , sipas 22 kritereve nga të cilët më të rëndësishme janë konfliktet e brendshme dhe të jashtme si deh siguria shoqërore dhe militarizimi.
Në rezultatin e përgjithshëm kalkulohet edhe gjendja ekonomike, shpërndarja e resurseve, stabiliteti politik, liria e mediave, niveli I diskriminimit dhe marrëdhëniet me vendet fqinje.
Në rajon më mirë qëndron Sllovenia në vendin e 14, pastaj Kroacia në vendin e 26, Bullgaria në vendin 32, Serbia, Mali i Zi , Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe e fundit Maqedonia.