Hendbollistja Beba në Seria A

Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, që luajti së fundi për ekipin kampion të Kosovës, Kastriotin e Ferizajt, i bashkohet ekipit të Serie A në Itali, Jomi Salerno. Ajo për gazetën “Bota sot”, tha: “Me 18 gusht klubi ia nis përgatitjet, ku me 29/31 gusht, do të marrin pjesë në turneun që mbahet në Itali, ku janë pjesëmarrëse: Zamet, Sesvete (Kroacia), Kopri (Sllovenia), Colegio de Gaia (Portugalia) e Cassano Magnago (Italia). Marrëveshja ime është e kryer me klub dhe do të luaj në turne me ekipe mjaft të forta, ku do të kam mundësinë të tregoj veten. Në njërën anë me një vullnet të madh të jap maksimumin tim, ku jam përgatitur maksimalisht gjatë pushimit,por tjetrën ndihem keq për arsye se kam lënë njerëz tepër të mirë në hendbollin e Kosovës, të cilët më kanë vlerësuar shumë”, ka thënë mes tjerash Beba.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button