Mos e përdorni shumë kripën!

Konsumi i madh i kripës shkakton rrezik të lartë për sëmundje të rënda kardiovaskulare. Aktualisht kripa konsumohet gati dy herë më shumë sesa që do të duhej.

Një fushatë për të reduktuar përdorimin e kripës do të ishte një mënyrë e mirë për të parandaluar vdekjet e parakohshme, theksuan të mërkurën autorët e një studimi. Sepse, sipas hulumtuesve amerikanë, të cilët e kanë studiuar këtë çështje, kripa e tepërt vret çdo vit më shumë se 1.6 milion njerëz në mbarë botën.

“Ka dëshmi se konsumi i nivelit të lartë të klorurit të natriumit rrit presionin e gjakut, një rrezik i madh për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru”, shpjegon Dr Dariush Mozaffarian , kryetar i departamentit të shkencave ushqyese në Universitetin Tufts dhe autor kryesor i studimit.

“Por studimi i efekteve të kripës së tepërt në sëmundje kardiovaskulare në lidhje me moshën, gjininë dhe vendbanimin nuk kanë qenë studiuar deri më tani”, thotë ai në këtë hulumtim të botuar në “New England Journal of Medicine”.

Këta studiues kanë vërtetuar se konsumi ditor i kripës në botë në vitin 2010 ishte 3.95 gramë për një person mesatarisht, pothuajse dy herë më shumë sesa që rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Duke u bazuar në studime klinike, autorët kanë vërtetuar se zbritja e konsumit të kripës ul presionin e gjakut te të rriturit dhe individët me predispozita të hipertensionit.

“1.65 milion vdekje përbëjnë gati 10% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe asnjë vend në botë nuk është i kursyer nga ky realitet”, thotë Dr. Mozaffarian.

Lajme të ngjashme

Back to top button